– ”Ne patëm bërë që ai të mos pranonte asnjë gjidhënëse (përveç nënës së vet) dhe ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdesen për të dhe që do të jenë të përkushtuar ndaj tij?” – Kjo qe një tjetër shenjë e përkujdesit të madh dhe mëshirës së Allahut për Musain dhe të ëmën. Ai bëri që Musai të mos pranonte asnjë gjidhënëse, përveç të ëmës. Për këtë arsye, ata nxorën njerëz për të kërkuar gjidhënëse, se ndryshe do të vdiste. Atëherë, kur motra e Musait u tha ato fjalë, ata e pranuan sugjerimin e saj. Kështu, ajo i drejtoi tek shtëpia e nënës, që me ankth po priste foshnjën e saj.