Select Page

Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: “Jepi gji atij!Ajo ishte periudha e frikshme kur vriteshin të gjithë fëmijët meshkuj. Allahu e frymëzoi nënën e Musait që t’i jepte gji fëmijës së saj dhe ta mbante pranë.

Kur të ndiesh rrezikun për të, atëherë hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo …Pra, kur ta ndiesh se kanë rënë në gjurmë të tij dhe kur të vijnë për ta therur, atëherë: “…hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo…” Pra, hidhe në lumin Nil, në një sënduk të mbyllur.

… sepse Ne do ta kthejmë atë tek ti dhe do ta bëjmë nga të dërguarit Tanë.Kështu ia mbushi zemrën Allahu i Lartësuar asaj nëne me këtë lajm të mirë. Ai e përgëzoi se do t’ia kthente djalin në gjirin e saj, do ta ruante nga çdo e keqe dhe kurth i Faraonit dhe do ta bënte një profet të madh dhe të zgjedhur. Këto ishin përgëzimet më të mëdha.

Allahu i Madhëruar dhe i Gjithëmëshirshëm i hodhi këto përgëzime në zemrën e nënës, që ajo të forcohej dhe të bëhej e qëndrueshme, që të qetësohej dhe t’i largohej frika që e kishte pushtuar. Ajo ishte shumë e frikësuar për të birin e saj dhe veproi ashtu si u inspirua dhe u urdhërua nga Zoti. Ajo e hodhi fëmijën në lumë dhe Zoti u kujdes për të.