Select Page

Por Ne donim që ata që shtypeshin në tokë, t’i lartësonim …Këtë Zoti do ta bënte duke larguar prej tyre shkaqet e dobësisë dhe fatkeqësisë dhe duke shkatërruar ata që i kundërviheshin të mirës dhe bartësve të saj, duke prishur planet e armiqve të tyre.

”… t’i bënim udhëheqës dhe  trashëgimtarë …Do t’i bënim prijës në fenë dhe besimin e pastër, dhe kjo nuk mund të ndodhte dhe të ecte bashkë me dobësinë. Përkundrazi, kjo do të ndodhte paralelisht me fuqizimin në tokë, që Zoti do t’u jepte.