Select Page

Ne po të tregojmë ty pjesë nga historia e Musait dhe e Faraonit, që është e vërtetë për njerëzit që besojnë.Kjo histori është nga më të çuditshmet dhe është sjellë me vërtetësi: “… e vërtetë për njerëzit që besojnë.” Pra, kjo histori po u sillet besimtarëve në mënyrë të veçantë, sepse ata kanë imanin në zemër, që i bën të meditojnë dhe ta pranojnë mesazhin e Zotit, për të gjetur udhëzimin. Ata dinë të nxjerrin mësime nga ajetet e këtij libri.

Atyre u shtohet besimi dhe siguria në premtimin e Zotit. Vetëm atyre ua shton Kur’ani mirësinë. Ndërsa të tjerët nuk përfitojnë asgjë nga kjo Shpallje, përveçse nuk do të kenë më asnjë arsyetim e justifikim përpara Zotit. Madje, Allahu i Madhëruar e ruan dhe nderon Shpalljen e Tij që të jetë në duart e njerëzve të këtillë. Ai ka vendosur perde mes Shpalljes së nderuar dhe këtyre të mjerëve, prandaj nuk mund të kuptojnë e të përfitojnë prej saj. Fillimi i kësaj historie nis kështu: