Select Page

Këto janë ajetet e Librit (Kur’anit) të qartë.Këto ajete meritojnë të respektohen dhe të nderohen për vetë madhështinë e tyre, sepse ato janë: “ajetet e Librit të qartë.” Ky libër qartëson çdo çështje për të cilën kanë nevojë krijesat. Dhe ata kanë nevojë të madhe të njohin mirë Zotin e tyre dhe ç’kërkon Ai. Ata kanë nevojë të njohin kush janë miqtë e të dashurit e Allahut dhe kush janë armiqtë e Tij.

Njerëzit duhet të dinë edhe rreth historive e veprave të Zotit ndër shekuj e popuj; të njohin shpërblimet e Tij dhe veprat për të cilat Ai shpërblen. Kur’ani i shpjegoi të gjitha këto më së miri. Ai ua tregoi robërve  hollësisht dhe shumë kuptueshëm këto mësime. Mes shumë historive që Ai sqaroi është edhe historia e Musait (a.s). Ai e tregoi atë hollësisht dhe e përsëriti në shumë pjesë të Kur’anit. Në këtë sure përshkruhen shumë hollësi të kësaj historie.