Select Page

– ”Por nuk zgjati shumë dhe ajo (pupëza) erdhi.” – Kjo tregon për respektin e madh të ushtarëve dhe se sa të kujdesshëm ishin ata për përmbushjen e urdhrave të Sulejmanit. Madje edhe pupëza, që ishte e justifikuar për vonesën e saj, nuk ia lejoi vetes të vonohej shumë, por erdhi me të shpejtë dhe i tha:

– ”Unë isha në vende që ti nuk ke qenë …” – Unë kam një informacion që ti nuk e di, me gjithë diturinë e gjerë dhe gradën tënde të lartë.

– ”… dhe vij nga Sebei me lajme të vërteta.” – Po të sjell një lajm të sigurt nga Sebei, një mbretëri e njohur ne Jemen. Pastaj filloi t’i shtjellonte këtë lajm: