Select Page

– ”Unë do ta dënoj atë ashpër ose do ta ther, në qoftë se nuk më sjell arsye të fortë (për mungesën)!” – Pra, ose do ta dënoj rëndë, ose do ta vras fare, në qoftë se nuk më sjell arsye të fortë për mungesën. Pra, ose do të më sjellë argument të qartë dhe të justifikueshëm për moskryerjen e urdhrit, ose e pret ky dënim. Kjo tregon ndër të tjera për drejtësinë dhe mosnxitimin e Sulejmanit. Ai nuk nxitohet që të kërcënojë me ndëshkim ata që thyejnë urdhrin e tij, por tregon se u jep mundësi që të arsyetohen.