Select Page

Fute dorën nën gjoksin tënd dhe ajo do të dalë e bardhë, pa asnjë njollë!– Pra, pa ndonjë të keqe e sëmundje, si lebra etj. Madje, ajo do të ketë një bardhësi vezulluese, që mrekullon shikuesit nga rrezatimi i saj.

Këto janë dy nga nëntë shenjat për Faraonin dhe popullin e tij … – Këto shenja, shkopi që shndërrohet në gjarpër të shpejtë dhe dorës e bardhë vezulluese, ishin dy nga nëntë shenjat që Zoti i dha Musait për të shkuar tek Faraoni dhe populli i tij e për t’i ftuar në rrugën e drejtë.

– ”… sepse ata janë popull keqbërës.Ata i kanë kaluar të gjitha kufijtë me shirkun dhe kufrin e tyre, me arrogancën dhe tiraninë ndaj robërve  të Zotit. Ata tregohen kryeneçë dhe tiranë në tokë, pa asnjë arsye. Kështu, Musai (a.s) shkoi tek Faraoni dhe rrethi i tij për t’i ftuar të nënshtrohen në Allahun dhe për t’i treguar shenjat e mëdha të Zotit.