– “Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kasha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!”” – Për shkak të kufrit të tij, të shirkut dhe mohimit të profetëve, ai do të kafshojë duart nga dëshpërimi, trishtimi dhe keqardhja për humbjen e tij të pazëvendësueshme. Ai do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin! Ah, sikur të kisha besuar Profetin dhe të pasoja rrugën e tij!”