Select Page

  “Ditën kur qielli do të çahet nga rete dhe melekët do të zbresin rradhë-rradhë – Ajo është reja sipër së cilës do të jetë Allahu. Ajo re zbret nga lart, nga sipër qiejve dhe para saj çahen të gjitha qiejt. Të gjithë melekët e çdo qielli do të zbresin dhe do të rreshtohen në vija të drejta, ose do të vihen të gjithë në një rresht, ose çdo qiell do të rreshtohet, dhe kështu ata do të rrethojnë krijesat. Pra, atë ditë gjithë melekët e Zotit, me forcën dhe madhështinë e tyre, do të zbresin në Tokë dhe do t’i rrethojnë krijesat. Ata do t’i nënshtrohen urdhrit të Zotit të tyre. Askush nuk do të flasë pa i dhënë leje Zoti.