Select Page

– “E Ne do t’i kthehemi ndonjë vepre që ata e bënë (në këtë botë) dhe do ta bëjmë atë hi e pluhur.“ – Për ndonjë vepër, që i ka munduar në këtë botë, e që ata shpresojnë se do t’u sjellë ndonjë të mirë, Allahu thotë: “… dhe do ta bëjmë atë hi e pluhur.” Zoti do t’i zhvlerësojë e fshijë ato vepra, prandaj ata do të jenë të privuar nga shpërblimet. Ata madje do të ndëshkohen për ato punë të cilave u mungon kushti bazë, imani. Ato janë vepra të kryera nga mohuesit e Zotit dhe Profetit të Tij. Veprat që Zoti i pranon dhe i shpërblen janë ato që bëhen nga besimtari i sinqertë, që i beson profetët dhe i pason ata në shpalljet që sollën nga Zoti.