– “Jo. Ata nuk e besojnë Ditën e Gjykimit.“ – Arroganti, i padrejti dhe ai që nuk ka asnjë qëllim që të gjejë të vërtetën, është i privuar nga udhëzimi në rrugën e drejtë. Ai nuk mund të shpëtojë nëpërmjet polemikave boshe. Asnjë rrugë nuk hapet para tyre, përveç rrugës së dënimit. Prandaj Allahu i Madhëruar thotë:
– “Dhe Ne kemi përgatitur zjarr flakërues, për ata që nuk e besojnë Ditën e Gjykimit.“ – Ai është një zjarr i madh, i ndezur fort dhe që është i mbushur plot urrejtje dhe zemërim për ata që do të hidhen brenda tij.