Select Page

– “Dhe ata thonë (për Kur’anin): “Këto janë legjenda të popujve të lashtë, të cilat ai (Muhamedi) kërkoi që t’i shkruhen dhe i lexohen atij mëngjes e mbrëmje.” – Të gjitha këto janë histori të të parëve dhe legjenda, që vërtiten në gojët e njerëzve dhe që ata i transmetojnë ndër njëri-tjetrin, ndërsa Muhamedi (a.s) i ka kopjuar ato dhe: “kërkoi të shkruhen dhe të cilat i lexohen atij mëngjes e mbrëmje”.” Në këtë trillim të tyre ka disa krime shumë të mëdha.

1. Akuza ndaj Profetit, i cili ishte njeriu më bamirës dhe besnik dhe më i sinqertë, se ai ishte mashtrues dhe kishte guxuar të trillonte kundër Zotit.

2. Pretendimi i tyre se ky Kur’an, i cili është fjala më e madhe më e mrekullueshme dhe e vërtetë, është thjesht një gënjeshtër dhe trillim i mendjes njerëzore.

3. Sipas pretendimeve të mësipërme ose rrjedhojë logjike e tyre është se edhe ata e kanë plotësisht të mundur të sjellin një fjalë të ngjashme si ai Kur’an. Me fjalë të tjera, ata supozojnë se një krijesë e mangët dhe nevojtare në çdo aspekt mund të sjellë një fjalë të ngjashme me fjalën e Krijuesit, që është i Plotë dhe Absolut në çdo aspekt. Madje, sipas tyre, edhe një krijesë mund të ketë cilësitë e Tij.

4. Pretendimi i tyre se Profeti shkruante dhe lexonte, edhe pse e dinë shumë mirë se Profeti (a.s) nuk dinte shkrim dhe lexim dhe as nuk kërkoi nga kush që t’i mësonte Kur’anin. Prandaj Allahu i Lartësuar ua hedh poshtë këto pretendime, duke thënë: