Select Page

Besimtarë (të vërtetë) janë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij dhe, kur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij.“ – Kjo është një porosi e mrekullueshme nga Zoti për mënyrën se si duhet të sillen besimtarët për të analizuar çështje të rëndësishme, kur interesi e kërkon një pjesëmarrje sa më të gjerë, si për shembull diskutimet për xhihadin.

Në të tilla raste, besimtari duhet të respektojë interesin e përgjithshëm dhe të qëndrojë me durim në të tilla kuvende të gjera. Besimtarët e vërtetë në Allahun dhe Profetin, kurrë nuk u bëjnë bisht të tilla përgjegjësive për shkak të interesave personale, veçse kur e kanë të domosdoshme dhe pasi kanë marrë leje nga Profeti (a.s) ose nga ai që udhëheq të tilla kuvende, pas Profetit (a.s). Allahu i Lartësuar  e ka konsideruar si një nga veprat treguese të imanit moslargimin pa kërkuar leje nga të tilla kuvende, madje i ka lavdëruar besimtarët që pajisen me këtë edukatë ndaj Profetit ose udhëheqësve të tyre. Ai thotë:

S’ka dyshim se ata që kërkojnë leje nga ti, besojnë në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash, e kërkoji falje Allahut për ta!“ – Pra, a duhet që udhëheqësi t’u japë leje të largohen apo jo? Kjo është një pyetje, përgjigjja e së cilës vjen pozitive, por me dy kushte:

1. Nëse e kanë shumë të domosdoshme. Në të kundërt, atyre nuk u jepet leje.

2. Nëse udhëheqësi e sheh të arsyeshme që t’u japë leje dhe gjykon si jo të dëmshëm largimin e tyre. Allahu i Lartësuar  thotë: “E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë të duash e kërkoji falje Allahut për ata!” Kështu, nëse dikush ka arsye dhe kërkon leje, por udhëheqësi e gjykon se qëndrimi i tij është i nevojshëm, ndoshta për urtësinë ose guximin e tij, atëherë udhëheqësi e ka të drejtën që të mos i japë leje.

Megjithatë, edhe kur dikush i kërkonte leje, duke plotësuar të dyja kushtet, dhe Profeti (a.s) i jepte leje, përsëri Allahu e urdhëroi Profetin (a.s) që të kërkonte falje për atë që kërkonte leje, se ndoshta po tregohej neglizhent dhe jo i drejtë me atë veprim:

Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.“ – Ai jua fali gjynahet e mangësitë dhe ju mëshiroi kur ju lejoi largimin me leje për shkaqe të pranueshme.