Select Page

Kurrsesi mos mendo ti se ata, që nuk besuan, do të shpëtojnë në këtë botë.“ – Mos u mashtro nga kënaqësitë e shumta që ata përjetojnë në tokë në këtë botë. Edhe nëse Zoti i afatizon, dijeni mirë se nuk ka për t’i lënë në harresë e të shpëtojnë.

I Lartësuari thotë: “Ne u japim të jetojnë pak (në këtë botë), e pastaj do t’i ndëshkojmë ata me një dënim të rëndë.” [Lukman 24]. Ndërsa këtu thotë:

Vendi i tyre është zjarri. Eh sa përfundim i keq është ai!“ – Sa përfundim i i keq është ai i mohuesve! Ai është një përfundim i dëshpëruar, me ndëshkim të përjetshëm.