Select Page

A nuk e shikon ti se si Allahu i bën rete të lëvizin me të butë, pastaj i bashkon dhe i bën grumbull? – A nuk e ke vështruar me sytë e tu madhështinë e pushtetit të Allahut? A nuk e ke parë si i mbledh Ai retë e vogla e të shpërndara, dhe pastaj i bashkon dhe i bën të mëdha, si male, njëra mbi tjetrën?

Pastaj do të shohësh shiun se si pikon prej tyre.“ – Pastaj sheh se si fillojnë pikat e shiut të bien prej atyre reve, për të qenë të dobishme. Kështu fillojmë t’i mbushim burimet, liqenet, lumenjtë e përrenjtë, dhe krijesat përfitojnë prej tyre. Me këtë ujë, toka lulëzon e çelin çifte bimësh të bukura e të dobishme. Por, ndonjëherë, Zoti lëshon edhe breshër, me të cilin shkatërron çfarë të dojë:

Ai lëshon breshër prej së larti nga retë e mëdha si male dhe me të godet atë që do dhe ia largon atij që do.“ – Të gjitha bëhen sipas ligjit të Tij të përcaktimit për njerëzit dhe sipas urtësisë, për të cilën Ai meriton të gjitha lavdërimet.

Shkëlqimi i dritës së vetëtimës së Tij gati sa s’t’i merr sytë.“ – Ajo dritë që shkreptin nga mesi i reve gati të verbon, sepse është shumë e fortë. Është Allahu Ai që i krijon retë dhe shiun, që krijesat nevojtare të përfitojnë. Ai e zbret shiun që të jetë i dobishëm dhe jo i dëmshëm. A nuk tregojnë këto se Allahu është i Plotë, Absolut në Pushtetin e Tij, i gjerë në mëshirën e Tij? Vetëm ajo që do Ai zbatohet në këtë gjithësi.