Select Page

Ditën, kur kundër tyre do të dëshmojnë gjuhët e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre për atë që kanë bërë.“ – Ky ndëshkim do të jetë Ditën e Gjykimit. Çdo gjymtyrë dhe pjesë e trupit do të dëshmojë për çfarë ka bërë. Atë ditë Allahu do t’i japë mundësinë çdo gjëje që të flasë dhe të dëshmojë. Askush nuk do të mund të refuzojë apo mohojë gjë prej veprave të veta, sepse Allahu do të bëjë drejtësi absolute. Madje, dëshmitë do të vijnë nga vetë ata dhe gjymtyrët e tyre.