– “Vërtet, ata që shpifin për gratë e ndershme, për ato besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në Botën Tjetër dhe ata i pret një Dënim shumë i madh, …“ – Allahu i quan ato gra të pastra “el gafilat“, pra, ato janë të tilla që as u shkon ndër mend kurrë një vepër e tillë e ulët. Kështu, ata që i akuzojnë për këto gra: “…janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër.” Sigurisht që mallkimi jepet veçse për një gjynah të madh. Madje, Allahu i Madhëruar e përforcon këtë mallkim për ata, duke përmendur se do të vazhdojë në të dyja jetët: “… ata i pret një dënim shumë i madh.’ Kjo është shtesë mbi mallkimin. Allahu i largoi nga mëshira e Tij dhe i mbuloi me ndëshkimin dhe zemërimin e Tij.