Select Page

Bamirësit dhe të pasurit të mos betohen se nuk do t’u japin të afërmve, të varfërve dhe atyre që i lanë shtëpitë e tyre për hir të Allahut, por le t’ua falin (gabimin) dhe të mos ua vënë re. A nuk dëshironi që Allahu t’ju falë ju? Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.“ – Nëse i trajtoni njerëzit me falje e tolerancë, edhe Ai do t’ju trajtojë me falje e tolerancë.

Ebu Bekri, kur dëgjoi këtë ftesë bujare të Allahut të Madhëruar, tha: “Po, vallahi! Unë dua që Allahu të më falë mua!” Pas kësaj, ai vazhdoi ndihmën financiare për Mistahun. Në këtë ajet gjejmë argument që nxit për ndihmën e të afërmve dhe se ndihma nuk duhet lënë për shkak të gjynahut të njeriut. Ajeti na nxit për falje e tolerim, pavarësisht nga gjynahet e tjetrit. Falja e tolerimi janë zgjedhja më e mirë, nëse e kërkon urtësia dhe dobia. Pastaj Allahu i Madhëruar tregon për dënimin e madh që i pret ata që shpifën për gratë e ndershme e të pastra nga imoraliteti.