Select Page

E përse vallë, kur e dëgjuat atë (shpifjen), nuk thatë: “Nuk është mirë të flasim për këtë.“ – Kur të dëgjonit këtë shpifje të madhe, ju duhet ta refuzonit prerë e të thoshit: “Nuk është mirë të flasim për këtë.” Nuk është aspak e denjë për ne që të flasim për një gjë kaq të ulët. Është e qartë që kjo është shpifje, sepse imani e ndalon besimtarin të bëjë poshtërsi të tilla.

I Dëlirë je Ti (o Zot). Kjo është një shpifje, vërtet e madhe.”– Është e qartë që kjo është një shpifje, prandaj ne nuk bëhemi kurrësesi pjesë e saj.