Select Page

Përse vallë, kur besimtarët dhe besimtaret e dëgjuan atë (shpifje), të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thoshin: “Kjo është një shpifje e qartë”?“ – Domethënë, është detyrë për besimtarët që të mendojnë mirë për njëri-tjetrin. Ata duhet të mendojnë gjithmonë se besimtarët janë të pastër nga shpifjet, pasi imani e largon besimtarin dhe besimtaren nga ato vepra të ulëta. Madje, besimtarët për të tilla shpifje thonë: “I Pastër dhe i Dëlirë je, o Zot, nga mendimi i gabuar se Ti mund t’i lësh besimtarët e mirë që të bien në të tilla poshtërsi!

Kështu, nëse do t’i pranonin si të vërteta të tilla shpifje për besimtarët e mirë, kjo do të ishte një shpifje për vetë Zotin, i cili kurrë nuk do t’i linte besimtarët dhe besimtaret e Tij të dashur që të bien në të tilla poshtërsi, sepse është i pastër nga të tilla gjëra, që bien ndesh me urtësinë dhe dashurinë e Tij për besimtarët. Ky duhet të jetë mendimi që duhet të mbizotërojë në mendjen dhe zemrat e besimtarëve për njëri-tjetrin dhe që është detyrë e domosdoshme dhe e ndërsjelltë për ta. Është detyrë që, së pari, të tilla fjalë të përgënjeshtrohen në zemër e të mos përhapen më tutje dhe, nga ana tjetër, të përgënjeshtrohen ata që i thonë, madje të mbahet qëndrim ndaj tyre.