Select Page

Dhe, sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut për ju, (ju do të shkatërroheshit). Pa dyshim, Allahu e pranon pendimin dhe është i Urtë.“ – Nisur nga konteksti, ajeti jep një mesazh të qartë se sa e dënueshme është kjo vepër, pra, shpifja ndaj të ndershmëve. Sikur të mos ishte mëshira e Allahut, mbi mashtruesit do të godiste menjëherë zemërimi i Allahut dhe mallkimin i Tij, siç bëhet lutja.

Nga mëshira e mirësia e Tij, Zoti e bëri dispozitën e mallkimit vetëm në rastin kur ndodh mes bashkëshortëve, sepse në këtë rast nevoja për të është më e madhe. Gjithashtu, shprehja e mëshirës së Tij është edhe në faktin që nëpërmjet këtyre ligjeve e dispozitave, ju tregon dhe paralajmëron se sa e keqe dhe e dënueshme është zinaja, dhe po kështu edhe shpifja për diçka të tillë. I Gjithëmëshirshmi e ka lënë hapur portën e pendimit për të gjitha gjynahet, qofshin ato të mëdha apo të vogla. Sikur të mos ishte mëshira e mirësia e Zotit, ju nuk do të kishit gjetur këto mirësi e hapësira pendimi.