– “Ndërsa gruaja e akuzuar mund ta largojë dënimin nga vetja e saj, duke u betuar katër herë në Allahun se ai (i shoqi) gënjen.“ – Nga ajetet kuptohet se dënimi, të cilin gruaja e largon nga vetja, është pikërisht dënimi për imoralitetin. Kjo mund të bëhet: “… duke u betuar katër herë në Allahun se ai (i shoqi) gënjen.” Pra, kjo është e vetmja rrugë për të larguar dënimin nga vetja e saj. Edhe ajo duhet të deklarojë katër herë se burri gënjen.