– “Kjo është një Sure, të cilën Ne e zbritëm …“ – Kjo është një sure shumë e rëndësishme, të cilën Ne e shpallëm si mëshirë nga ana Jonë për njerëzit. Ne e kemi ruajtur këtë sure, ashtu si të gjithë Kur’anin, nga shejtani i mallkuar.
– “… dhe e bëmë detyrë (zbatimin e dispozitave të saj)…“ – Kemi përcaktuar dhe bërë detyrë në këtë sure, dispozita të shumta për çështje të ndryshme, si për masat ndëshkimore, për dhënien e dëshmisë etj.
– “… Në të kemi zbritur Argumente të Qarta, …“ – Kemi përfshirë në të ligje shumë të rëndësishme dhe të mrekullueshme, urdhëresa e ndalesa, si dhe urtësi të mëdha.
– “… me qëllim që të nxirrni mësime.“ – Të kujtoni këto ligje që Ne po jua qartësojmë dhe të mësoni gjërat që nuk i dini. Pastaj Allahu i Madhëruar vijon të shtjellojë këto ligje e dispozita: