– “Këta janë trashëgimtarët e vërtetë, që do ta trashëgojnë Xhenetin Firdeus …” – Firdeusi është Xheneti më i lartë, më i bukur dhe qëndron mu në mes të të gjithë xheneteve. Ky është shpërblimi për këta fatlumë, sepse ata kanë cilësitë më të larta e më të mira.
Por emri Firdeus mund të tregojë të gjithë Xhenetin, dhe kështu ky është një premtim për të gjithë besimtarët, e të gjitha gradave qofshin. Secili do të jetë në nivelin dhe gradën që i takon, sipas veprave që ka bërë.
– “… dhe aty do të jenë përgjithmonë.” – Ata kurrë nuk do të largohen nga ai dhe as nuk kanë për të kërkuar të largohen, sepse atje janë vendosur të gjitha llojet e kënaqësive e mirësive në formën më të plotë dhe të bukur. Gjithashtu, ato mirësi arrihen pa asnjë vështirësi e lodhje.