Select Page

– “… Ata, të cilët janë të rregullt në dhënien e zekatit; …” – Ata e pastrojnë pasurinë e tyre nëpërmjet dhënies së zekatit, për të gjitha llojet e pasurive të tyre. Kështu, ata jo vetëm pastrojnë dhe shtojnë pasurinë e tyre, por pastrojnë edhe veten e tyre nga ndonjë mangësi dhe e keqe, të cilat, nëse iu largohesh për hir të Zotit, vetëm lartësohesh e zbukurohesh. Këta fatlum janë bamirës në drejtim të adhurimit të Allahut dhe plotësimit të hakut të Tij duke e kryer namazin me përkushtim, por janë edhe bamirës ndaj krijesave duke dhënë zekatin. Cilësia e pestë e tyre është: