– “… Ata, të cilët i shmangen së kotës (fjalë a punë), …” – El-legu janë të gjitha ato fjalë që nuk kanë hajër dhe nuk sjellin asnjë dobi. Kështu, të fituarit dhe të shpëtuarit janë larguar dhe i kanë kthyer shpinën të tilla fjalëve, sepse duan që të ruajnë veten nga gjërat e kota e të ulëta. Madje, edhe kur gjenden në vende ku ka fjalë të kota, ata largohen shpejt, duke respektuar veten.
Kuptohet se, ata që u largohen gjërave të kota dhe të padobishme, kur bëhet fjalë për gjërat e ndaluara, janë më të kujdesshëm e më të ruajtur. Nëse njeriu është i aftë të ruajë gjuhën, nderin e dëlirësinë e tij, atëherë ai mund të jetë i ruajtur në të gjitha çështjet e tij.
Kështu i ka thënë Profeti (a.s) Muadh ibn Xhebelit, kur i dha disa porosi: “A të tregoj atë gjë që ruan të gjitha punët e tua?” – “Po, o i Dërguari i Allahut!” – i tha Muadhi. Atëherë, Profeti (a.s)kapi me dorë gjuhën e tij dhe i tha: “Ruaje këtë!” Pra, ruaje gjuhën dhe kujdesu për çdo fjalë që thua. Kështu një prej cilësive më të lëvdueshme të besimtarëve të vërtetë është ruajtja e gjuhës nga fjalët e kota dhe ato të ndaluara. Cilësia e katërt e tyre është: