Select Page

– “Ky, me të kthyer shpinën, nxiton nëpër tokë që të përhapë të këqijat dhe të shkatërrojë të mbjellat dhe kafshët.” – Njerëz të tillë, që flasin fjalë mahnitëse dhe betohen për sinqeritet, sapo largohen prej teje, rendin gjithandej nëpër tokë, duke kryer të liga, të cilat janë dhe shkaku kryesor i shkatërrimit të saj: i të mbjellave, bagëtive, i gjallesave në përgjithësi etj. Ato sjellin, gjithashtu, pakësimin e bereqetit në tokë.

– “Por Allahu nuk e do shkatërrimin.” – Pra, nëse Allahu nuk e do shkatërrimin, atëherë Ai i urren personat të cilët e shkaktojnë atë, edhe sikur ata të thonë fjalë të bukura e tërheqëse. Nga ky ajet kuptojmë se fjalët që thonë njerëzit nuk janë tregues të sinqeritetit apo të mashtrimit të tyre. Ato nuk mund ta vërtetojnë tërësisht se dikush është i mirë apo i keq, pasi ky gjykim mund të jepet veçse duke krahasuar fjalët me veprat e tyre.

Madje, për të gjykuar drejt veprat e një personi, duhet t’ia shohësh ato në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, pasi për këtë nuk mjafton vetëm një rast. Pra, në përfundim, nuk mjafton thjesht deklarata e tij për vetveten dhe as një gjykim i bazuar mbi një vëzhgim të përciptë të veprave të tij. Pastaj i Lartësuari tregon një cilësi tjetër të këtij soji njerëzish, që përhapin shkatërrimin në tokë: