Select Page

Allahu na sqaron çdo çështje në Kur’an dhe bën që ajetet e tij të jenë të qarta e shumë të kuptueshme. Ato i tregojnë njeriut të gjitha qëllimet më të larta dhe çështjet e dobishme. Por gjithmonë të kujtoni një fakt shumë të rëndësishëm: udhëzimi është në dorë të Zotit. Atë që Zoti dëshiron ta udhëzojë, ai do të mund ta gjejë udhëzimin nëpërmjet këtij Kur’ani dhe ky libër do të jetë udhërrëfyesi, ndihma dhe drita e tij me të cilën ai bën përpara. Kurse ai të cilin Allahu nuk do ta udhëzojë, ai nuk ka për të besuar, edhe sikur t’i vijë çdo shenjë e argument që e kërkon. Atij nuk i bën dobi Kur’ani, madje ky libër do të jetë argument kundër këtij personi.