Select Page

Kjo është kështu sepse Allahu është e Vërteta, … – Allahu është i vetmi Krijues, Sundues, Furnizues e Rregullues i çështjeve të krijesave, dhe për këtë arsye është i Vetmi që meriton adhurimin. Askush nuk meriton adhurimin veç Allahut. Vetëm adhurimet përkushtuar Atij janë të vërteta dhe të vlefshme, ndërsa adhurimi i gjithçkaje tjetër është i kotë dhe i pavlerë.

… se Ai i ringjall të vdekurit … – Ai do t’i ringjallë të vdekurit e do t’i risjellë në jetë, ashtu sikurse e filloi krijimin nga hiçi dhe ashtu siç e ringjall tokën pasi është shkretuar.

… dhe se është Ai që ka Fuqi për gjithçka. – Allahu ju tregon pushtetin e plotë në krijimin e Tij. Gjithashtu, ato shembuj tregojnë se: