Select Page

Ai (Muhamedi) tha: “Zoti im di për çdo fjalë që thuhet në qiell e në tokë. Ai Dëgjon dhe Di gjithçka.” – Ai i di ato që janë të fshehta dhe ato që thuhen haptaz, di të gjitha fjalët që thuhen apo s’thuhen, në qiell dhe në tokë dhe në çdo hapësirë mes tyre. Allahu dëgjon të gjitha zërat me të gjitha gjuhët e ndryshme, me të gjitha nevojat e shumta. Ai di se çfarë fshihet brenda kraharorit.