– “Jam Unë Zoti yt.” – I tha se Ai ishte Zoti i tij dhe e urdhëroi që të përgatitej për bisedën e afërt e të ngushtë, që do të zhvillohej në vijim. Musai duhej të kujdesej mirë për këtë mirësi të pashembullt.
– “Hiqi nallanet sepse ndodhesh në luginën e shenjtë të Tuvasë!” – Allahu urdhëroi që të hiqte sandalet, sepse ndodhej në një luginë të pastër, të shenjtë e madhështore. Do të mjaftonte si shenjtëri e madhështi e saj vetëm fakti që Zoti e përzgjodhi si vend për t’i folur Musait, të cilin e ka quajtur Kelimullah, domethënë, “Ai të cilit i foli Allahu.”
Disa interpretues të tjerë të Kur’anit thonë se Allahu e urdhëroi Musain të hiqte sandalet, sepse ato ishin punuar me lëkurë gomari. Megjithatë, Allahu është më i ditur për gjithçka.