Select Page

– “E Tij është çfarë është në qiej dhe në Tokë, gjithçka që është midis tyre dhe gjithçka që është nën dhé.” – Të gjithë pa përjashtim, melekët, njerëzit, xhindët, kafshët, sendet, bimësia, ajo që gjendet mbi tokë e nën tokë, janë pronë e Allahut, janë nevojtarë për kujdesin e Tij dhe të nënshtruar ndaj ligjeve të Tij. Asgjë dhe askush nga krijesat nuk zotëron ndonjë grimë pushtet e pronësi, madje nuk kanë në dorë as për veten e tyre dobinë, dëmin, vdekjen, jetën dhe ringjalljen.