Select Page

– “Shih se si të veshin ty epitete (i çmendur, poet, i magjepsur)!” – Ata shpifin për ty gjërat më të shëmtuara. Ky është tregues i humbjes së tyre të largët, madje jo vetëm kaq, por këto shpifje u shndërruan në shkakun më të fortë për devijimin e tyre dhe një pengesë që ata të mos e gjejnë kurrë dritën e udhëzimit.

Ata kurrë nuk mund ta gjejnë rrugën, sepse parimet e tyre janë shpifjet, trillimet dhe kokëfortësia për të mos u nënshtruar. Dihet se çdo gjë që ndërtohet mbi të kotën është e kotë, prandaj i Madhëruari thotë:

– “Ata kanë humbur (shumë larg) dhe nuk mund ta gjejnë Rrugën (e Vërtetë). – Kurrë nuk mund ta gjejnë udhëzimin dhe dritën. Rruga e tyre është veç humbja dhe padrejtësia.