Select Page

– “Atë e madhërojnë (me tesbih) shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka në to. Nuk ka gjë që nuk e madhëron Atë (me tesbih), duke e lavdëruar, por ju nuk e kuptoni madhërimin (tesbihun) e tyre.” – Të gjitha gjallesat, pa përjashtim, ato që flasin dhe ato që nuk flasin, pemët, bimët, sendet, krijesat e gjalla që kanë jetë e ato që nuk kanë, të gjitha i bëjnë tesbih Zotit. Këtë e bëjnë me gjuhën e gjendjes së tyre dhe me fjalë. Por ju nuk mund ta kuptoni madhërimin e tyre, sepse nuk bëhet me mënyrat që ju i kuptoni, por Allahu, i Cili është i Gjitëdituri i për të fshehtat, e di.

Ai është i Butë dhe Falës i Madh.” –  Allahu nuk nxitohet të ndëshkojë edhe ata që trillojnë fjalë aq të ulëta, saqë qiejt gati u shkatërruan, toka gati u ça dhe malet gati u rrënuan nga shpifja e tyre. Allahu i afatizon ata dhe vazhdon t’u japë të mira dhe t’i ruajë nga të këqijat. Ai vazhdon t’i furnizojë dhe t’i ftojë të vijnë tek porta e Tij, që të pendohen nga ky gjynah i madh dhe i pafalshëm nëse vdesin me të. Ai i fton që t’u dhurojë shpërblime të mëdha dhe t’ua mbulojë gjynahet. Nëse nuk do të ishte mëshira e butësia e Tij, qiejt do t’i godisnin e do të binin poshtë dhe mbi faqen e dheut nuk do të mbetej më asnjë krijesë.