Select Page

– “Mbusheni mirë masën kur matni dhe peshoni me peshore të saktë!” – Ky është një urdhër për të mbajtur drejtësinë dhe për të peshuar me masë të saktë, pa u ngrënë hakun njerëzve. Duke marrë për bazë kuptimin më të gjerë të ajetit, themi se në Islam është e ndaluar çdo lloj mashtrimi e abuzimi, për sa i përket vlerës dhe çmimit të sendeve apo në kushtet e marrëveshjeve. Ajeti, nga ana tjetër, na urdhëron të jemi të vërtetë e të sinqertë, duke synuar të mirën në çdo marrëveshje e bashkëpunim ndërnjerëzor.

– “Kjo është më e dobishme për ju dhe ka përfundim më të mirë.” – Këto porosi janë më të mira dhe zbatimi i tyre sjell një përfundim më të mirë. Ato e bëjnë robin që të jetë i qetë nga rrjedhimet e këqija. Mbi të gjitha, zbatuesit të marrëveshjeve i zbresin begati dhe mirësi të shumta nga Zoti.