– “Mos e shtrëngo dorën tënde …” – Mos u bëj koprrac me pasurinë që të ka dhënë Allahu i Madhëruar!
– “… e as mos e lësho atë pa fre dhe të mbetesh i qortuar dhe duarthatë!” – Nga ana tjetër, nëse shpenzon vend e pa vend në drejtime jo të lejuara, ose më shumë sesa duhet, atëherë do të qortohesh për atë që bën dhe do të mbetesh duarthatë. Kështu, as pasuri nuk të ngelet dhe as shpërblim nga Zoti nuk fiton.