Select Page

– “Çdokujt prej tyre do t’i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.” – Megjithatë, atyre nuk ka për t’u ikur prej duarsh pjesa e tyre prej mirësive e furnizimit të kësaj dynjaje.

Të gjithëve Allahu i Lartësuar ka për t’ua dhënë pjesën e përcaktuar prej dynjasë, sepse Ai është Zoti i botëve dhe ky është përkujdesi dhe bujaria e Tij.

– “… dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.” – Askush nuk mund të privohet nga furnizimi i Tij. Të gjitha krijesat përfitojnë nga mirësia dhe furnizimi i Tij.