– “Atij, që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne do t’i japim në të aq sa duam …” – Allahu i Lartësuar na njofton se çdokush që dëshiron këtë botë, që shpejt do të përfundojë e zhduket, dhe sakrifikon për të, duke harruar nga erdhi e ku do të shkojë,
Ai ka për t’i dhënë nga kënaqësitë e saj të pakta, aq sa e ka shkruar për t’i dhënë në Leuhi Mahfudh. Por këto kënaqësi janë të padobishme dhe zgjasin shumë pak. Nga ana tjetër, në ahiret, ai ka për t’u ndëshkuar në Xhehenem, sikurse thotë Zoti:
– “… dhe pastaj ai do të hyjë në Xhehenem i përçmuar dhe i përbuzur.” – Ai do të jetë i poshtëruar, i mbuluar me turp dhe i larguar nga mëshira e Zotit. Ai do të vuajë nën ndëshkimin e ashpër, turpin dhe poshtërimin e dhembshëm.