Allahu i Lartësuar na njofton për rëndësinë dhe madhështinë e Kur’anit, për faktin se:
– “Ky Kur’an (madhështor) udhëzon në rrugën më të drejtë …” – Kur’ani udhëzon tek më e drejta dhe më e përkryera, për sa u përket veprave dhe moralit. Ai që ndriçohet nga mësimet e Kur’anit do të jetë nga më të përkryerit dhe më të udhëzuarit në të gjitha aspektet dhe çështjet.
– “… dhe i përgëzon besimtarët që bëjnë vepra të mira se do të kenë një shpërblim të madh.” – Ata bëjnë punë të mira, qoftë të detyrueshme, qoftë vullnetare e të pëlqyeshme. Këta do të kenë një shpërblim të madh, të cilin Allahu e ka përgatitur për t’i nderuar në vendin e bujarisë së Tij. Askush nuk mund t’i përshkruajë ato mirësi, veç Zotit.