Select Page

– “Nëse bëni mirë, atë e keni për veten tuaj …” – Çdo mirësi e besimit do t’ju vlejë pikërisht juve, në të dyja jetët. Ju e vërejtët këtë mirësi që në këtë botë, me ndihmën dhe triumfin që Zoti ju dhuroi mbi armiqtë tuaj, pasi iu bindët Atij për të jetuar sipas besimit të pastër.

– “… e nëse bëni keq, atë e bëni kundër vetes.” – Nëse shpërfillni besimin, dëmi do të jetë për ju, pikërisht ashtu siç ndodhi kur armiqtë ju nënshtruan dhe poshtëruan.

– “Por kur të vijë koha e fundit …” – Kur ju, o judej, të përhapni shkatërrimin në tokë për herë të fundit, atëherë do të bëjmë që mbi ju të godasin sërish armiqtë tuaj.

… fytyrat tuaja do të shëmtohen …” – Ai do t’jua shëmtojë fytyrat, kur të shihni fitoren e armikut mbi ju, të cilët do t’ju skllavërojnë.

… kur ata të hyjnë në tempull  sikurse hynë herën e parë …” – Këtu bëhet fjalë për xhaminë Aksa në Palestinë.

… dhe të shkatërrojnë gjithçka që shkelin.” – Ata do të rrënojnë shtëpitë, faltoret dhe të mbjellat tuaja.