– “Pastaj, Ne jua kthyem juve sërish sundimin kundër tyre, ju mbështetëm me pasuri e me djem …” – Jua shtuam pasuritë, jua shtuam pasardhësit dhe ju fuqizuam mbi armiqtë tuaj.
– “… dhe ju shtuam shumë në numër.” – Ju bëmë më të shumtë se armiqtë tuaj në numër, në mbështetës dhe aleatë. Kjo ndodhi për shkak të kthimit tuaj në besim, kur u bëtë bamirës e të përulur para Zotit tuaj. Ky është shpërblimi i bamirësisë. Allahu i Lartësuar thotë më tej: