Allahu ua ka përmendur në librat e tyre se ata do të bëjnë shkatërrime në tokë dy herë. Ata do ta mbushin botën me poshtërsi e gjynahe, me mosmirënjohje për Zotin, me tirani e krime, me mendjemadhësi e arrogancë. Allahu na tregon se, kur të ndodhë njëra nga këto, Allahu ka për t’u vendosur mbi kokë armiqtë e tyre, që t’i shtypin dhe kështu të shijojnë hakmarrjen e Zotit. Këto paralajmërime u jepen si kërcënim, që ata të kthehen, të kujtojnë porositë e Zotit dhe të besojnë.