Select Page

– “Kjo ishte porosia që Ibrahimi ua la bijve të tij. Kështu bëri edhe Jakubi: “O bijtë e mi, Allahu ua ka zgjedhur fenë, …” – Kësisoj, ata i këshilluan pasardhësit e tyre që të pasojnë fenë të cilën Zoti i tyre e zgjodhi për ta. Allahu, me këtë fe që u zgjodhi, tregoi mëshirën e tij për ata. Ai e solli fenë me qëllim që ata ta pranojnë dhe ta zbatojnë rigorozisht në jetën e tyre, duke kryer urdhrat e Tij dhe duke u zbukuruar me moralet dhe cilësitë e vyera, të cilat Ai i ka porositur. Më tej, Ai porosit që njerëzit të jenë të vazhdueshëm në këtë fe, duke mos u larguar kurrë nga ajo.

– “… prandaj mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë të nënshtruar ndaj Tij!” – Kuptimi: Edhe vdekja t’ju gjejë si muslimanë, si zbatues të fesë që Allahu i Lartësuar ka zgjedhur për ju. Në këtë mënyrë, duke qenë të vazhdueshëm në ushtrimin e fesë së Allahut, edhe në ditën e gjykimit do të ringjalleni si muslimanë, sepse kush jeton si musiman, i tillë do të vdesë dhe si i tillë do të ringjallet tek Allahu i Lartësuar. Çifutët pretendonin se ishin pasues të fesë së Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilit), por Allahu i Lartësuar ua hodhi poshtë këtë pretendim, duke u thënë: