Select Page

Zoti yt është Ai që do t’i mbledhë të gjithë ata. Ai është, vërtet i Urtë dhe i Ditur. – Allahu i Madhëruar është i Urtë, që e vendos çdo gjë në vendin dhe nivelin që i takon. Të gjithë do t’i shpërblejë sipas veprave që kanë bërë: nëse kanë bërë mirë, e mira do t’i gjejë gjithmonë, e nëse kanë bërë keq, e keqja do t’i gjejë. Zoti është i Ditur, prandaj asnjë vepër e robërve  nuk mund t’i fshihet Atij.