Select Page

– ”Nuk ka asgjë që të mos e ketë burimin e pashtershëm te Ne. Ne japim veçse me masë të caktuar.” – Allahu i Lartësuar është burimi i të gjitha furnizimeve dhe i çdo lloj përkujdesi në gjithësi. Depot e të gjitha mirësive janë në dorën e Allahut, që Ai i jep kujt të dojë dhe privon kë të dojë, sipas urtësisë dhe mëshirës së Tij të gjerë.

Çdo gjë, duke filluar nga pika e shiut dhe gjithçka tjetër, i Urti dhe i Gjithëmëshirshmi e zbret dhe e përcakton me masë të qartë dhe të ditur. Më pas, nuk shtohet dhe nuk pakësohet asgjë nga përcaktimi i urtë i Zotit.