Select Page

– ”Në të, Ne krijuam mjetet e jetesës për ju dhe për ata, për furnizimin e të cilëve nuk jeni përgjegjës.” – Allahu i Madhëruar ka vendosur në tokë gjithçka që ndihmon jetesën e njeriut. Ai i mësoi njeriut se si të kujdeset për bujqësinë, blegtorinë dhe çdo aftësi tjetër. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar thotë: “…dhe për ata për furnizimin e të cilëve nuk jeni përgjegjës.”

Allahu i Lartësuar ju begatoi duke ju vënë në shërbimin tuaj shumë njerëz, kafshë dhe mjete, për t’i përdorur dhe për t’i arritur mirësitë që synoni, dhe nuk jeni ju që i furnizoni ata, por është Allahu. Ai jua vuri ata në shërbimin tuaj dhe po Ai i furnizon ata.