– ”Ne e kemi shtruar token …” – Tokën e shtruam dhe e zgjeruam, që njerëzit dhe kafshët të jetojnë në të dhe të përfitojnë nga të mirat e saj.
– ”… dhe kemi vendosur male të forta e të palëvizëshme në të. – Janë vendosur shtylla, pra, male të mëdha, që – me lejen e Allahut të Lartësuar – e ruajnë dhe e bëjnë tokën të qëndrueshme.
– ”… dhe kemi bërë që të prodhohen në të të gjitha llojet e gjërave në masën e duhur.” – Allahu i Lartësuar ka bërë që të mbijnë në tokë bimë e pemë të larmishme, që janë të domosdoshme për jetën, si hurma, hardhi, drithëra etj.