Select Page

– ”Por kushdo që i kap veshi diçka vjedhurazi, edhe atë e kapin shkëndijat e zjarrta.” – Ky është një përjashtim. Kështu, mund të ndodhë që ndonjë shejtan të përgjojë diçka, por atij i vihet pas një shkëndijë e zjarrtë për ta vrarë. Mund të ndodhë që shkëndija ta arrijë dhe ta vrasë atë shejtan, që dëgjon ndonjë lajm të qiellit, pa arritur që ai t’ua përcjellë lajmin mbështetësve të tij xhindë.

Por mund të ndodhë që, para se të goditet, ai të arrijë t’ua japë lajmin mbështetësve të tij, të cilët e përziejnë atë me njëqind gënjeshtra. Kështu, magjistarët ose fallxhorët i argumentojnë mashtrimet e tyre, duke i përzier me këtë lajm të dëgjuar prej qiellit. 112

112 Sigurisht, një gjë e tillë është lejuar të ndodhë nga Allahu i Madhëruar si sprovë për banorët e tokës dhe për t’u dalluar besimtarët e vërtetë nga ata që besojnë fallxhorët dhe shejtanët. (Sh.p.)