Allahu i Madhëruar, duke na qartësuar se Ai ka pushtetin absolut dhe mëshirë të madhe për krijesat e Tij, thotë:
– ”Ne kemi krijuar rrugë yjesh në qiell dhe e kemi zbukuruar, për ata që e shikojnë me vëmendje.” – Allahu i Madhëruar i ka bërë yjet që të shërbejnë si shenja orientuese, gjatë errësirës në tokë dhe në det. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar e ka zbukuruar qiellin me yje duke i dhënë nje pamje te mahnitshme.
Qielli pa yje nuk do ta kishte kurrë atë pamje të mrekullueshme, që i bën kundruesit e saj të meditojnë thellë, duke argumentuar në këtë mënyrë madhështinë, diturinë dhe urtësinë e Atij që e ka krijuar.